Lufta në Siri ka zgjatur gjashtë vite, më shumë se Lufta e Dytë Botërore.
Por si do të përfundojë kjo luftë e tmerrshme?!
Shteti Islamik është duke e bërë hapin e fundit në Raqqa, qytet i cili tash e sa vite njihet si kryeqyteti i Shtetit Islamik. Çmimi që kanë paguar civilët e qytetit Raqqa gjatë këtyre viteve ka qenë i lartë, ndërsa fushë beteja do të mund të zgjasë ende.
“Ata hedhin me bomba dhe nuk ndalen. Fitore kurdëve, jëtë të gjatë Kurdistanit”, thotë një grua mes lotëve, transmeton portali arbresh.info
Gazetari i BBC-së nga Raqqa thote se mposhtja e ISIS-it në Raqqa do të thotë fundi i kalifatit, por nuk do të thotë fundi i idelologjisë të Shtetit Islamik.
Rrëfimi i reportazhit nga BBC nuk fillon në Raqqa, por në Kobani, qytet në Aleppo, që dëshmon luftën e tmerrshme. Nga Kobani, ISIS ia doli të zgjerojë kufijtë e saj, por gjithashtu ishte pikërisht ky qytet që ku ISIS pa mposhtjen e parë.
Varrezat në Koban dëshmojnë më së miri çmimin e shtrenjtë që kanë paguar luftëtarët kurdë në luftën e tyre kundër ISIS-it.
“Lufta më Shtetin Islamik është një luftë psikologjike. Ata përdorin frikën si mjet për të detyruar njerëzit që të dorëzohen. Ata kanë hyrë përmes fshatit me tanked he të veshur në të zeza. Në nuk kishim përvojë mbi një betejë të tillë”, thotë njëra nga luftëtaret kurde.
Ajo, më e vogla nga 11 fëmijë në familjen e saj, e kujton kohën kur ishte rritur me bindjen se një grua nuk mund të ketë ato që dëshiron dhe nuk mund të bëjë gjërat që dëshiron.
“Një grua nuk mund të luftojë. Vendi i gruas është në shtëpi. Kjo më ka shqetësuar gjithmonë”, thotë ajo.
Sot ajo udhëheq dikur rreth 50 luftëtarë kurdë në betejën e tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik.
Fuqia e tyre për mposhtjen e ISIS-it është bërë më e fuqishme kur në ndihmë u dolën edhe Shtetet e Bashkuara dhe me ndihmën e tyre, luftëtarët kurdë kanë arritur të largojnë militantët e Shtetit Islamik nga territori i tyre.
Për më shumë shikoni reportazhin e kryer nga BBC./Arbresh.info
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve