Google ADS

Gratë përballen me dhunë kronike në ‘kampet e të vejave” në Siri, zbulon raporti

00:43 | 12 Prill 2022
Trina Galanxhi

Gratë dhe fëmijët që jetojnë në disa nga kampet në very-perëndim të Sirisë janë duke u përballur me nivele kronike dhe të larta të dhunës dhe depresionit, madje disa gra janë detyruar të përfshihen në prostitucion për të mbijetuar, zbulon një raport i ri.

Fëmijët në të ashtuquajturat “kampe të vejave” janë gjetur të neglizhuar, keqtrajtuar dhe detyruar të punojnë ndërsa nënat janë në “pikë të thyer” psikologjike. Më shumë se 80 përqind e grave thonë se nuk kanë kujdes shëndetësor të duhur, transmeton portal arbresh.info

Rreth 34% e fëmijëve thanë se kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës dhe 2% thanë se janë martuar të rinj. Puna e fëmijëve është një problem i madh pasi  58% të djemve dhe 49% të vajzave të moshës 11 vjeç e lart janë të detyruar të punojnë.

Nga 419 personat e intervistuar nga OJQ-ja World Vision në 28 kampe, shtëpia e dhjetëra mijëra grave beqare – duke përfshirë ato që janë të divorcuara ose burrat e të cilëve janë të zhdukur – dhe fëmijët e tyre, afërsisht një në katër gra tha se kishte qenë dëshmitare e abuzimit seksual në kamp në baza ditore, javore ose mujore.

Rreth 9 përqind e të të anketuarave thanë se janë abuzuar seksualisht.

Gratë nuk lejohen të dalin lirisht nga kampet, tha OJQ. Në pamundësi për të kërkuar punë me pagesë ose për të mbështetur familjet e tyre, disa mendojnë se nuk kanë “zgjidhje” veçse të angazhohen në të ashtuquajturin seks mbijetese me rojet meshkuj dhe menaxherët e kampeve.

Gati 7 milionë sirianë janë zhvendosur brenda vendit që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2011. Rreth 2.8 milionë janë duke jetuar në rreth 1,300 kampe për personat e zhvendosur brenda vendit në veriperëndim të vendit.

Kampet e të vejave në Idlib dhe Aleppo menaxhohen nga opozita siriane dhe ushtria turke. Kushtet atje konsiderohen më të këqija se në kampet e përgjithshme./guardian/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme