Pothuajse asnjë femër nuk ndihet e sigurt kur udhëton për në qytetet e mëdha gjermane të Hamburgut, Berlinit, Këlnit dhe Mynihut, sipas një studimi të degës gjermane të Planit Ndërkombëtar, një organizatë për të drejtat e fëmijëve.
Për studimin, të quajtur “Të sigurt në qytet”, pothuajse 1.000 gra të moshës 16-71 u kërkua të vendosnin shënues në një hartë interaktive në vendet e qytetit që ata i kanë provuar si të sigurta ose të pasigurta. Tetëdhjetë përqind e gjithsej 1,267 lokacioneve të shënuara u klasifikuan si të pasigurta, për arsye duke përfshirë ngacmimin verbal kur ato dalin për vrap në park, rrugë të ndriçuara keq, përndjekje ose prekje të padëshiruar të një natyre seksuale, transmeton arbresh.info
“Sondazhi ynë tregon se vajzat dhe gratë në të vërtetë nuk ndjehen të sigurta ose të afta të lëvizin lirshëm në qytetin e tyre. Mesatarisht, secila prej të anketuarve shënoi një vend të pasigurt në zonën e saj përreth”, tha Maike Röttger, drejtoresha e Planit Ndërkombëtar në Gjermani .
“Një në katër gra ka përjetuar ngacmim seksual dhe çdo grua e pestë është ndjekur, fyer ose kërcënuar,” tha Röttger, duke shtuar se gjetjet e studimit ishin shqetësuese.
Frika gjatë natës:
Arsyet më të shpeshta të dhëna për tu ndjerë të kërcënuar ishin takimet me njerëzit nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve të tjera, shtigjet e ndriçuara keq dhe parqet dhe zonat e vetmuara ku nuk do të kishte ndihmë në rast emergjence.
Röttger bëri thirrje për veprim, duke thënë se çdo vajzë dhe grua kishin të drejtë të lëviznin në qytetin e tyre lirshëm dhe pa frikë. Ajo tha se ato duhet të përfshihen në planifikimin dhe strukturimin e rrethinës së tyre urbane për t’i bërë ato të ndihen më të sigurta.
Por Röttger gjithashtu bëri thirrje për një ndryshim në të menduarit rreth roleve gjinore, duke thënë se shumë djem dhe burra ende mendonin se ishte mirë të ngacmonin gratë. “Stereotipet themelore dhe diskriminimi janë arsyeja pse vajzat dhe gratë nuk mund të ndjehen të sigurta,” tha ajo.
Sipas studimit, gratë ndjeheshin më të rrezikuara pas errësirës, me 806 nga 1.014 vendet që u cilësuan si të rrezikshme gjatë mbrëmjes dhe vetëm 208 vende u cilësuan si të rrezikshme gjatë ditës.
Një studim i vitit 2018 i realizuar nga Plan International në New Delhi, Sidnei, Lima dhe Madrid bëri gjetje të ngjashme, me shumicën e vajzave dhe grave që thanë se ndjehen të pasigurta në ato qytete./DW/arbresh.info/
Arsenali kërkon një transferim befasues në janar për yllin e...
Edi tregon se si humbi 50 mijë euro për ditëlindje
Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Angli...
Ambasadori italian takoi Tërnavën, diskutuan për tolerancë e...
Kurti: Investimi në fëmijë është investimi për një ardhme të...
Dhënia e gratit prej 100 mijë euro vëllait të deputetes së V...