Parlamenti Evropian ka nisur një hetim mbi gjuhën e urretjes të një politikani polak, pasi ai deklaroi se ‘gratë janë më pak inteligjente se burrat, janë më të bobëta, janë më të vogëla dhe më pak inteligjente’.
Debati plasi gjatë seancës mbi hendekun e pagave gjinore, transmeton portali arbresh.info.
Janusz Korwin-Mikke është një anëtar i pavarur i Parlamentit Evropian i cili themeloi një parti politike të krahut të djathtë në vitin 2015.
Në vitin 2014 ai ka deklaruar se grave duhet t’u hiqet edhe e drejta e votimit.
E zemëruar nga komentet e tij, Iratxe Garcia Perez, nga Partia e Punës Socialiste në Spanjë, reagoi ashpër, duke i thënë atij, ‘se e di që të dhemb që gratë sot mund të ulen këtu’.
“E di që të dhemb që gratë mund të ulen në këto karrike dhe të përfaqësojnë qytetarët evropiane me të njejtat të drejta si ju”, ka thënë ajo. “Unë jam këtu për të mbrojtur të gjitha të drejtat e grave evropiane”./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...