Gratë në Afganistan e kanë mbajtur një protestë të rrallë kundër vendimit të talibanëve për t’i mbyllur sallonet e bukurisë.
Gratë janë dëgjuar duke bërtitur “punë, bukë dhe drejtësi”, teksa kanë protestuar në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.
Garda e talibanëve është përgjigjur me topa uji.
Të drejtat e grave janë kufizuar ashpër prej kthimit të talibanëve në pushtet, në gusht të vitit 2021.
Rreth 50 gra kanë marrë pjesë të mërkurën në protestë, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Talibanët u kanë dërguar paralajmërim njëmujor bizneseve që t’i mbyllin sallonet në gjithë shtetin.
Ata kanë thënë se vendosja e parukave dhe rregullimi i vetullave janë kundër vlerave të Islamit dhe se prindërit janë duke humbur para nëpër sallone të bukurisë kur po martohen çiftet.
Vendimi ua kufizon edhe më shumë hapësirën grave afgane, të cilave u është ndaluar tashmë shkollimi pas klasës së gjashtë, palestrat dhe shkuarja në parqe.
Së fundi, talibanët ua kanë ndaluar grave edhe punën në Kombet e Bashkuara.
Oda Ekonomike e Afganistanit ka thënë se mbyllja e të gjitha salloneve të bukurisë do të rezultojë më humbje të 60.000 vendeve të punës.
Sallonet e bukurisë janë mbyllur edhe kur talibanët e kanë udhëhequr Afganistanin në periudhën 1996 – 2001./rel
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...