Që kur morën kontrollin e kryeqytetit afgan gushtin e kaluar, talebanët kanë vendosur kufizime të rënda për gratë dhe vajzat duke detyruar shumë prej tyre të heqin dorë nga arsimimi, karriera, shpresat dhe ëndrrat e tyre. Por të paktën një organizatë ndërkombëtare po përpiqet të ndihmojë në lehtësimin e këtyre kufizimeve ndaj tyre.
Për gratë dhe vajzat afgane, jeta ndryshoi kur talebanët morën Kabulin në vitin 2021, duke detyruar forcat amerikane dhe ndërkombëtare të bëjnë një tërheqje kaotike nga vendi.
Talebanët mbyllën shkollat e mesme për vajzat dhe vendosën kufizime të tjera për gratë, duke përfshirë punësimin.
“Grave u është thënë se nuk mund të kthehen në punë ose të shfaqen në vende publike pa u shoqëruar nga një burrë. Vajzat mbi 12 vjeç nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Talebanët po i lënë vetëm ato vajza dhe gra që shkojnë në universitete, por ato duhet të mbulojnë kokën dhe fytyrën. Ata kanë ndarë edhe klasat e vajzave dhe djemve”, thotë Arizoo Sadaat nga organizata “Gratë për Gratë Ndërkombëtare” në Afganistan.
Jeta e grave është tkurrur në rutinat shtëpiake. Blerja e ushqimeve dhe vizita e të afërmve mbeten aktivitetet e vetme në jetën e tyre.
“Unë jam në kontakt me pjesëmarrëset tona të programit Gratë për Gratë Ndërkombëtare, ato janë shumë të frikësuara. Ato kanë qenë të frikësuara që nga rënia e Afganistanit në duart e talebanëve”, thotë zonja Sadaat.
Gratë për Gratë Ndërkombëtare në Afganistan është një organizatë e shoqërisë civile, qëllimi i së cilës është të ndihmojë gratë dhe vajzat afgane në mbrojtjen e të drejtave të tyre. Organizata rihapi qendrat e saj të trajnimit në fund të janarit. Këto programe trajnimi përfshijnë klasa biznesi dhe të ekonomisë shtëpiake.
Organizata thotë gjithashtu se ka rifilluar transfertat e parave për pjesëmarrëset e programit.
“Gjithashtu, në fund të muajit po u paguajmë një bursë me vlerë 10 dollarë. Përmes kësaj, ne po ndihmojmë pjesëmarrësit”.
Zonja Sadaat shpreson se së shpejti do të lehtësohen kufizimet e vendosura ndaj grave dhe vajzave në Afganistan./VOA
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...