Të paktën katër persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë granatimeve ruse në qytetin jugor ukrainas të Hersonit, thanë autoritetet rajonale më 24 dhjetor.
Forcat ruse kanë lëshuar 71 granata në Herson, duke goditur qendrën e qytetit, zonat e banuara, institucionet shëndetësore dhe arsimore dhe “ndërtesa të infrastrukturës kritike”, shkroi në Telegram kreu i administratës rajonale ushtarake, Oleksandr Prokudin.
Prokudin tha se një çift në të 80-tat dhe një fëmijë janë në mesin e viktimave.
Forcat ukrainase kanë marrë kontrollin e Hersonit pasi për disa muaj vitin e kaluar ai ishte nën pushtimin rus, por forcat ruse vazhdojnë ta granatojnë këtë zonë.
Më herët, Forcat Ajrore ukrainase thanë se kanë shkatërruar 14 nga 15 dronët e lëshuar nga Rusia gjatë natës.
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, ndërkaq, tha se në 24 orët e fundit ka pasur 81 përleshje ushtarake, duke pretenduar se trupat ukrainase kanë zmbrapsur 17 sulme ruse në rajonin e Harkivit dhe 11 sulme në afërsi të Bahmutit, në rajonin e Donjeckut.
Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar./rel
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...