Të paktën 9 persona humbën jetën në një grabitje bankare që zgjati rreth një orë në Ido-Ani, të Nigerisë.
Hajdutët, të cilët sulmuan një degë të një banke të vjetër në qytet, transportuan një sasi të madhe parash. Hajdutët u futën me një automjet sportiv në bankë, duke shkaktuar tension brenda ambienteve.
Burimet në qytet zbuluan se pesë zyrtarë të bankës dhe dy klientë u vranë nga grabitësit, ndërsa një nga grabitës u qëllua për vdekje nga policia. Gjithashtu, u mësua se një oficer policie u vra nga grabitësit , gjatë operacionit.
Përveç kësaj, shumë klientë dhe zyrtarë të bankës u rrahën nga autorët e krimit, ndërsa përpjekjet për të shmangur grabitjen nga policia dështuan. Zyrtari i marrëdhënieve publike të policisë së shtetit, z. Femi Jozefi, i cili konfirmoi incidentin, tha se ende nuk mund të japë detaje rreth incidentit. /tch
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Presidentja dorëlirë me parat e shtetit, ndanë 10 mijë euro ...
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin