Gorbaçov: Rusia dhe SHBA-të në prag të konfrontimit

22:00 | 10 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ish-presidenti sovjetik Mikhail Gorbaçov ka deklaruar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në prag të konfrontimit.

Gorbaçovi ka shprehur shqetësimet e tij mbi tensionet në rritje rreth Sirisë dhe theksoi nevojën që SHBA-të dhe Ruia të parandalojnë incidentet mes forcave të tyre ushtarake në rajon, transmeton portali arbresh.info

Ai tha se është i bindur se “askush nuk dëshiron luftë”, por shtoi se “incidente të tilla mund të rezultojnë në një fatkeqësi të madhe në mjedisim aktual të tensionuar”.

Duke folur për agjencinë e lajmeve Interfax, Gorbaçov tha se është thelbësore që Presidenti amerikan Donald Trump dhe Presidenti rus Vladimir Putin të takohen për të zbutur tensionet.

Ai shtoi se ai është “thellësisht i zhgënjyer me mënyrën se si liderët aktual po bëjnë biznes”, duke treguar “pamundësinë e tyre për t’u angazhuar në dialog dhe për të përdorur mekanizma diplomatikë”./http://arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme