Google, Facebook dhe Amazon tronditen në bursë për shkak të informacioneve për hetim

23:46 | 3 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjigantët amerikanë të internetit “Google”, “Facebook” dhe “Amazon” pësojnë rënie në bursën e “Wall Street” për shkak të zërave që qarkullojnë se janë hapur hetime nga njësia kundër monopoleve në SHBA.

“Alphabet”, kompania që ka “Google”, shembet në “Wall Street” duke humbur 6,22% të vlerës, ndërsa aksionet e kolosit të Jeff Bezos humbasin 3,1%.

Rënie të fuqishme regjistroi edhe “Facebook” që pëson një humbje deri në 7,3%.

Komisioni Federal Tregtar amerikan, sipas disa informacionesh mediatike, ka dhënë miratimin për të shqyrtuar disa aspekte të këtyre kompanive në lidhje me pengesa të mundshme ndaj konkurrencës./atsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme