Google ADS

Goditja me raketa, Macron dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit

08:05 | 2 Tetor 2024
E.G

Presidenti francez Emmanuel Macron ka dënuar sulmet e reja të Iranit ndaj Izraelit.

Ai theksoi se si shenjë e angazhimit të tij ndaj sigurisë së Izraelit, ka mobilizuar burimet ushtarake në Lindjen e Mesme.

Macron përsëriti kërkesën e Francës që Hezbollahu të ndalojë veprimet e tij kundër Izraelit dhe popullsisë së tij, sipas një deklarate nga presidenca franceze, raporton Reuters.

Presidenti francez gjithashtu shtoi se sovraniteti dhe integriteti territorial i Libanit të rivendoseshin në përputhje të plotë me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara./abcnews.al/

Të ngjashme