Një turiste australiane vdiq pasi ajo u godit nga një kamion plehrash, ndërsa ngiste biçikletën pranë Central Park, raporton policia në Nju Jork.
Gruaja vdiq pasi u godit nga kamioni dhe u largua nga rruga e një makine tjetër, pak para orës 5 të së premtes.
Policia e identifikoi atë si Madison Jane Lyden, 23 vjeç, dhe tha se ajo kishte ardhur për një festë në Nju Jork.
Një zëdhënës i NYPD tha se 23 vjeçarja është dërguar në Spitalin e afërt Roosevelt, por tashmë nuk mund të ringjallej.
“Një hetim zbuloi se ajo ishte duke ngasur biçikletën në Central Park West, në korsinë e biçikletave, kur një automjet i zi Toyota u kthye në korsinë e biçikletës nga një pozicion i ndaluar”, tha zëdhënësi i NYPD në një deklaratë.
Lyden, e cila nuk kishte veshur një kasketë mbrojtëse, po ngiste biçikletën me një mikeshë, i thanë dëshmitarët New York Daily News.
Ata thanë se mikja ishte përpjekur ta ndihmonte pas aksidentit.
“Ajo po bërtiste: ‘shpirti, shpirti, shpirti’, tha dëshmitari.
Aksidenti ndodhi në orën 4:42 dhe është duke u hetuar nga Skuadra e Hetimeve të Aksidenteve të NYPD.
Shoferi i kamionit u morr në paraburgim pasi u pyet në vendngjarje. Policia tha se po hetohej për ngasje nën ndikim./arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës