Disa raketa goditën një bazë në kryeqytetin e Irakut, e cila strehon forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.
Një zëdhënës i koalicionit njoftoi se askush nuk u plagos gjatë sulmit të së dielës në atë që njihet si Zona e Gjelbër në Bagdad, pranë ambasadës amerikane.
Ky është incidenti më i fundit në një seri sulmesh që kanë patur si objektiv trupat e koalicionit.
Deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë mbi ngjarjen.
Muajin e kaluar si pasojë e një sulmi me dron të forcave amerikane u vra në Bagdad gjenerali i lartë iranian Qassem Soleimani.
Irani u kundërpërgjigj me një sulm me raketa ndaj një baze amerikane në Irak, duke shkaktuar disa të plagosur në radhët e trupave amerikane. /VoA/
”Karta e Romës”: ”Albania” fjala më e kërkuar e medias itali...
Mark Zuckerberg konfirmoi: Më shumë se 100 milionë përdorues...
Për çfarë e vë në siklet Sara-Drilonin?
Kosova dhe Shqipëria mbledhje të përbashkët Kuvendi, publiko...
Rina Balaj thumbon Butrint Imerin: Është i mbivlerësuar
Gresa e imiton Drilonin se si e përqafoi Saren për herë të p...