Një raketë ka goditur bazën irakiane në provincën e Kirkukut ku janë të vendosura trupat amerikane, raporton AFP duke cituar burime amerikane të sigurisë.
Raketa Katyusha goditu bazën rreth orës 20:45 sipas kohës lokale, bën të ditur agjencia e lajmeve duke cituar tre burime të ndara të sigurisë, transmeton portali arbresh.info.
Nuk ka raportime për viktima.
Baza ndodhet 15 km në veri-perëndim të Kirkukut dhe strehon forcat ushtarake amerikane si dhe forcat irakiane nga Policia Federale dhe Shërbimi Kundër-Terrorizmit.
Herën e fundit që u sulmua baza K1 ishte më 27 dhjetor, kur një kontraktues amerikan u vra atje në një sulm me raketa Uashington që fajësoi në grupin ushtarak Kataeb Hezbollah. Në shenjë hakmarrjeje, SHBA kryen sulme ajrore, duke vrarë 25 militantë Kataeb Hezbollah.
Pas pak, komandanti i lartë ushtarak i Iranit Qasem Soleimani dhe bashkë-themeluesi i Kataeb Hezbollahut Abu Mahdi al-Muhandis u vranë në sulmin me avionë amerikanë në aeroportin ndërkombëtar në Bagdad./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...