Një rezervuar magazinimi i naftës është goditur nga një sulm me dron në aeroportin e Kursk, njoftoi guvernatori rus i rajonit vetëm një ditë pas sulmveve ukrainase në dy fusha ajrore thellë brenda territorit rus.
Guvernatori i Kursk, Roman Starovoyt, ka shkruar në Telegram se nuk ka pasur viktima nga sulmi dhe se zjarri është “lokalizuar”.
Pamjet të publikuara në media seciale shfaqin shpërthimin e madh që flakëron qiellin duke u ndjekur nga të shtëna substanciale në fushën ajrore prej 280 kilometrash në kufirin ukrainas. Në agim shihej nje linjl e gjatë tymi mbi vend.
Oil depot on fire after drone attack on airfield in Russia’s Kursk
Governor Romam Starovoit reported about this at 5:21 AMhttps://t.co/NHL65ZKnbr pic.twitter.com/eOjAcsSkfr
— Euromaidan Press (@EuromaidanPress) December 6, 2022
As Kievi as Moska nuk e kanë komentuar menjëherë ngjarjen.
Zyrtarët rusë të hënën fajësuan sulmet mbi dronët e modifikuar Strizh, të cilët për herë të parë qenë prodhuar në vitet e 70’ta gjatë kohës sovjetike.
Sulmet ukrainase ndaj objektivave ushtarake ruse janë bërë gjithnjë e më të guximshme javët e fundit pasi Kievi ka kërkuar të sjellë luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës në frontin e brendshëm, raportoi The Guardian, transmeton gazeta online reporteri.net..
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se dronët ukrainas kishin sulmuar dy baza ajrore në Ryazan dhe Saratov në Rusinë jug-qendrore, duke vrarë tre ushtarakë dhe duke plagosur katër dhe duke dëmtuar dy avionë.
Ukraina nuk mori drejtpërdrejt përgjegjësinë për asnjë nga sulmet. Megjithatë, a
Një zyrtar i lartë ukrainas, i cituar nga New York Times, tha se dronët e përfshirë në sulmet e së hënës u nisën nga territori ukrainas dhe të paktën një nga sulmet u krye me ndihmën e forcave speciale pranë bazës.
Kompania izraelite e imazheve satelitore ImageSat International ndau imazhe që tha se tregonin shenja djegie dhe objekte pranë një avioni Tu-22M në bazën ajrore Dyagilevo në Ryazan.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmet e së hënës ishin akte terrorizmi që synonin të çaktivizonin avionët me rreze të gjatë dhe se dronët e përdorur me fluturim të ulët u rrëzuan.
Saratov është të paktën 370 milje nga territori më i afërt ukrainas. Komentatorët rusë thanë në mediat sociale se nëse Ukraina mund të godiste kaq shumë brenda Rusisë, ajo gjithashtu mund të jetë në gjendje të godasë Moskën.
Analisti ushtarak ukrainas Serhiy Zgurets tha se bazat e forcave ajrore të goditura të hënën ishin të vetmet objekte në Rusi që mund të shërbenin plotësisht bombarduesit e përdorur për të nisur sulmet ndaj Ukrainës.
New Imagery of the aftermath of the attack on the #Russian #Dyagilevo airbase today – burn marks near a Tu-22M bomber. pic.twitter.com/NVlzhXcSse
— ImageSat Intl. (@ImageSatIntl) December 5, 2022
“Është ende herët për të thënë se çfarë bëhet fjalë këtu, por aftësia e forcave të armatosura të Ukrainës për të arritur objektiva ushtarake thellë në territorin e Federatës Ruse ka një kuptim shumë simbolik dhe të rëndësishëm”, shkroi ai në faqen e internetit të TV Espreso e Ukrainës.
Sulmi i fundit me dron erdhi pasi një zyrtar rus dukej se hodhi poshtë pretendimet e fundit se Moska mund të jetë afër një marrëveshjeje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) për t’u tërhequr nga termocentrali bërthamor Zaporizhzhia.
“Tërheqja ruse nga termocentrali bërthamor në Zaporizhzhia ose transferimi i kontrollit mbi të te ndonjë “palë e tretë” është jashtë diskutimit”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.
Drejtori i përgjithshëm i IAEA, Rafael Grossi, kishte thënë javën e kaluar se shpresonte të arrinte një marrëveshje me Rusinë dhe Ukrainën për mbrojtjen e centralit bërthamor, i cili është i pushtuar nga Rusia, deri në fund të vitit.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...