Ushtria ruse goditi dje një qytetin e Odesës në Ukrainë.
Sulmi që la pas 1 viktime dhe mbi 19 të vdekur ka shkatërruar dhe disa objekte të trashëgimisë historike botërore.
Forcat ruse goditën qytetin port të Ukrainës, Odesën.
Sulmi vrau një person dhe la pas dhjetëra të plagosur.
Sulmi u krye disa orë përpara takimit midis Vladimir Putin dhe udhëheqësit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, një aleat i vendosur i Moskës.
E shënjestruar rregullisht nga sulmet ruse, Odessa, qendra historike e së cilës u rendit në fillim të këtij viti si një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.
“Fatkeqësisht, ne kemi një civil të vrarë si rezultat i sulmit terrorist rus të natës në Odessa”, shkroi guvernatori Oleg Kiper në Telegram herët të dielën.
Pak më parë, ai kishte raportuar një sulm rus në orën 3 të mëngjesit.
Komanda Operative Jugore e ushtrisë ukrainase tha se mbrojtja ajrore rrëzoi një pjesë “të konsiderueshme” të raketave ruse.
Predha dëmtuan të paktën gjashtë rezidenca duke përfshirë ndërtesa banimi.
Zëdhënësi i ushtrisë ukrainase deklaroi se një raketë kishte goditur katedralen ortodokse në qendër të qytetit.
UNESCO “dënoi fuqishëm” të premten sulmet ruse kundër “disa muzeve” dhe ndërtesave historike në qendër, të cilat “pësuan dëme”.
Ushtria raportoi gjithsej “katër goditje me raketa, 58 sulme ajrore dhe 81 sulme nga sisteme të shumta raketahedhëse” gjatë natës.
Odesa është një qytet strategjik për transitin detar në rajon.
Sulmet ruse vijnë në kohën që është anuluar marrëveshja për grurin dhe prej portit mund të niseshin një pjesë e anijeve me grurë.
Ushtria ruse thotë se qëllimi i saj është shënjestrimi vetëm i objekteve ushtarake.
Ky sulm i ri natën vjen edhe një ditë pas një sulmi me dron ukrainas i cili hodhi në erë një depo municioni në Krime./euronews.al/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç