Google ADS

Goditet gruaja nga treni

15:22 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Stacioni Victoria është evakuuar pasi një grua u godit nga treni në mesditë.

Stacioni i ngarkuar i Londrës është mbyllur për pasagjerët rreth orës 13:00 pas incidentit që ndodhi në platformën veriore, transmeton portali arbresh.info.

Policia Britanike e Transportit dhe mjekët kanë arritur në vendin e ngjarjes pas raportimeve se një grua është goditur nga treni.

Fatmirësisht, lëndimet e viktimës nuk janë të rrezikshme për jetën.

Pas rreth 45 minutave stacioni i trenit është rihapur./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme