Në muajin shkurt Presidenti Zelenski përmes një dekreti, urdhëroj krijimin e një reparti të veçantë të dedikuar për dronët. Kjo nuk vonoi shumë pasi Kievi, prezantoi edhe ‘’Forcën e sistemeve pa pilot”.
“Ne jemi duke vendosur rregullat. Një nga hapat e parë është ai i krijimit të një force, atë të sistemeve pa pilot, pranë forcave të armatosura”, thotë Kolonel Vadym Sukharevskyi, komandat i Forcave tw Sistemeve pa drejtues.
Falë investimeve të bëra në fushën e dronëve, Ukraina ka arritur në godasë edhe në brendësi të territorit rus, objektiva të rëndësishëm ushtarak dhe industrial.
“Jemi në rrugë të mbarë për të arritur një fitore në luftën kundër Rusisë. Ne do të arrijmë një fitore, kjo falë edhe intelektit dhe rezistencës tua. Falë veprimeve tuaja ne mund të zëvendësojmë ushtarët që janë në transhe në të gjithë frontin me robotë dhe sisteme pa pilot në çdo nivel, tokë, ajër dhe det”, thotë Gjeneral Lejtnant Ivan Havryliuk, zëvendës ministër i Mbrojtjes së Ukrainës.
Aktualisht Ukraina është duke investuar shumë në fushën e dronëve, kjo edhe si pasojë e vonesës së ndihmave nga perëndimi./A2CNN
BE-ja do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit, Orav: Riafir...
Aksident mes dy veturave në Llapushnik, lëndohet një person
Pranohen me shkrim deklaratat e dy dëshmitarëve në rastin e ...
Nesër bëhet përurimi i çerdhes në fshatin Milloshevë të komu...
FFK organizon kamp stërvitor për futbollistët e së ardhmes t...
Vjedhje me armë, arrestohen dy vëllezër në Krujë, si e godit...