Barack Obama thuhet të ketë pranuar të flasë në një konferencë të Wall Street për gati gjysmë milioni dollarë.
Ish presidenti, i cili është larguar nga Shtëpia e Bardhë pothuajse para 100 ditëve, do të paraqitet në konferencën e kujdesit shëndetësor në Cantor Fitzgeralds LP si folësi kryesor, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Fox Business, Obama ka nënshkruar kontratën për ngjarjen, por kompania është duke pritur të finalizojë aranzhimet e fundit me ish presidentin para se ta bëjë të ditur publikisht vendimin.
Ndërkohë kujtojmë se Obama dje për herë të parë është paraqitur para publikut në Çikago që nga largimi si president i SHBA-ve në janar të këtij viti.
Ish-Presidenti zbuloi se projekti i tij i parë pas Shtëpisë së Bardhë do të përqendrohej në nxitjen e brezit të ardhshëm për t’u bërë më i politizuar dhe i angazhuar qytetarisht./Arbresh.info
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj
Mbappe dhe Valverde të “pamëshirshëm”, realizojnë dy supergo...
Tottneham dhe Liverpool mbyllin xhiron e 17-të, këto janë 11...
Kritika ndaj autoriteteve gjermane pas sulmit në tregun e Kr...