Një në dy qytetarë gjermanë është i pakënaqur me organizimin e fushatës së vaksinimit kundër koronavirusit në vend, sipas një sondazhi të publikuar.
19 përqind e të anketuarve në një sondazh të kryer nga instituti kërkimor YouGov thanë se ishin shumë të pakënaqur dhe 31 përqind të tjerë thanë se ishin të pakënaqur me mënyrën sesi është zhvilluar fushata gjatë 12 muajve të fundit.
Vetëm 36 përqind dhe 7 përqind u deklaruan përkatësisht të kënaqur dhe shumë të kënaqur. Një tjetër 7 përqind e të intervistuarve nuk u përgjigjën.
Gjermani nisi vaksinimet kundër COVID-19 më 26 dhjetor 2020. Zyrtarisht, fushata e vaksinimit filloi në të gjithë Bashkimin Evropian më 27 dhjetor. Që atëherë, 61.3 milionë persona në Gjermani janë vaksinuar të paktën një herë, që përfaqëson 73.7 përqind të popullsisë.
Rreth 70.7 përqind janë vaksinuar dy herë, ndërsa 35 përqind kanë marrë tre doza./tch/
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...