Rreth gjysma e gjermanëve janë kundër lehtësimit të borxheve të Greqisë, ndërsa tre në 10 persona do që vendi i zhytur në borxhe të largohet nga euro-zona.
Sondazhi i INSA për gazetën Bild tregon se 46.4 për qind e atyre që jetojnë në Gjermani, lideri i Evropës, mendojnë se lehtësimi i borxhit të Greqisë do të ishte e padrejtë për shtetet e tjera të eurozonës, transmeton portali arbresh.info.
Kjo krahasuar me rreth një të pestën (18,4 për qind) që nuk e ndajnë këtë pikëpamje dhe 9.1 për qind të cilët thanë se nuk u intereson.
Athina dhe kreditorët e saj – shtetet anëtare të eurozonës dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar – ranë dakord të hënën për të rifilluar bisedimet mbi një rishikim të ngecur prej kohësh për shpëtimin e Greqisë, por vetëm pasi Greqia ka pranuar shqyrtimin e reformave të saj për vitin 2019 e tutje.
Gjermania që është duke u përgatitur për zgjedhje më 24 shtator, është kundër lehtësimit të borxheve për Greqinë./Arbresh.info
Mbi 1.000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftu...
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok