Sipas një hulumtimi të zhvilluar së fundmi, 45 përqind e atyre mbi 65 vjeç dhe 42 përqind e të rinjve 18-24 vjeç pajtohen me ndalimin e migrimit.
Në përgjithësi, ndërsa rreth tre të katërtat ose 72 përqind e të anketuarve të krahut të djathtë mbështesin një ndërprerje të plotë të emigracionit, ndërsa një shumicë e madhe e krahut të majtë janë kundër kësaj mase, rreth 82 përqind, shkruan Remix, transmeton portal arbresh.info
Përkrahësit e Asamblesë Kombëtare të krahut të djathtë dhe fuqishëm kundër imigrimit, të udhëhequr nga Marine Le Pen, do të mbështesin ndalimin e migrimit me një ritëm gati unanim: 93 përqind.
Çështja e emigracionit do të përcaktojë gjithashtu diskursin publik në lidhje me zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
Marine Le Pen deklaroi tashmë në fund të marsit se nëse zgjidhet presidente e republikës, veprimi i saj i parë do të jetë të inicojë një referendum mbi migracionin. Sipas është e padrejtë që prej dekadash qeveria franceze “ka injoruar” mendimin e francezëve mbi këtë temë.
Edhe pse ai ende nuk e ka konfirmuar atë, tashmë në shtyp janë shfaqur lajme se Eric Zemmour, një filozof dhe eseist francez me famë botërore, do të kandidojë gjithashtu në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm, dhe ai gjithashtu ka opinione të forta në lidhje me emigracionin.
Ai është shprehur se emigracioni është një problem i madh për Francën dhe se emigrantët duhet të privohen nga e drejta për të vendosur mbi politikën e migrimit në Francë./arbresh.info/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...