Falë një gjysheje, policia italiane ka arritur që të arrestojë 33 anëtarë të grupit kriminal Ndrangeta për shitjen e lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Një gjyshe që jeton në rajonin italian të Kalabrisë ishte e shqetësuar për nipin e saj i cili filloi të përdorë substance narkotike, kështuqë ajo shkoi në zyrën lokale të karabinierëve me qëllimin që të shpëtonte nipin e saj nga droga, transmeton portal arbresh.info
Nipi i saj që ishte pjesë e grupit të mafias, merrej me shitjen e drogës, shkruan “La Repubblicca”.
Prandaj, ajo ndau me karabinierët të gjitha njohuritë e saj rreth nipit të saj, ku po lëvizte, me kë do të takohej dhe të gjitha veprimet tjera.
Epilogu është arrestimi i 33 personave, të cilët akuzohen për prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të narkotikëve, por edhe për armëmbajtje pa leje.
E gjitha ndodhi dy ditë më parë, të mërkurën, dhe sipas një zyrtari lokal të policisë, dy kilogramë hashash, 700 gram marihuanë u sekuestruan.
Gjithashtu është zbuluar edhe një tunel i fshehtë i fshehtë i drogës, i cili ishte ndërtuar mbi banjën e një prej të dyshuarve./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...