Gjyshja e Nahel M, 17-vjeçarit që u vra nga një polic gjatë një ndalesë trafiku më 27 qershor, ka bërë thirrje për përfundimin e trazirave në mbarë Francën që u nxitën nga vrasja e nipit të saj.
“Nuk duam që ata [protestuesit] të shkatërrojnë dyqane, autobusë dhe shkolla”, tha Nadia në një intervistë të dhënë për BFM TV.
“Ata po e përdorin Nahelin si justifikim. Ne duam që gjërat të qetësohen”, shtoi ajo.
Ajo tha se beson se zyrtari policor përgjegjës për vrasjen e nipit të saj do të ndëshkohet, ndërsa tha se “zemra po më dhemb” kur u pyet për paratë që i janë dhuruar zyrtarit policor pas vrasjes së Nahelit.
“Jam e lodhur. Ka marrë fund, fëmija im nuk ka më jetë. Mos i shkatërroni shkollat, mos i shkatërroni autobusët. Ka shumë nëna që i përdorin ata autobusë”, tha ajo.
Rreth 2.800 njerëz janë arrestuar gjithsej që nga vdekja e Nahelit më 27 qershor. Dislokimi masiv i policisë është mirëpritur nga disa banorë të frikësuar të lagjeve të shënjestruara dhe pronarë dyqanesh, dyqanet e të cilëve janë plaçkitur. Por, ky veprim ka zemëruar më tej ata që e shohin sjelljen e policisë si shkakun e krizës aktuale në Francë.
Këtë javë, nëna e Nahelit i tha televizionit France 5 se ishte e zemëruar me oficerin që qëlloi djalin e saj në një ndalesë trafiku, por jo me policinë në përgjithësi.
“Ai pa një fëmijë të vogël me pamje arabe. Ai donte t’ia merrte jetën”, tha ajo. Familja e Nahelit ka prejardhje nga Algjeria.
Një video, ku shihet momenti i vrasjes së tij, shfaq dy oficerë në dritaren e makinës, njëri me armën drejtuar shoferit. Kur adoleshenti lëvizi përpara, oficeri qëlloi një herë përmes xhamit të përparmë. Oficerit të akuzuar për vrasjen e Nahelit iu ngrit një akuzë preliminare për vrasje të qëllimshme. /REL/
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...