Gjyqi i ish-presidentit amerikan Donald Trump për mbajtje të paautorizuar të dokumenteve konfidenciale do të nisë më 20 maj 2024, sipas urdhrit të sotëm të gjykatës.
Me vendim të gjykatëses së qarkut amerikan Eileen Cannon, nga Fort Pierce, Florida, gjyqi i ish-presidentit do të fillojë më pak se gjashtë muaj para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit 2024.
Në rrethanat aktuale, Trump duket se është favorit për të fituar nominimin republikan në garën presidenciale, raporton “Zëri i Amerikës”.
Data fillestare ishte caktuar për 14 gusht 2023, të cilën mbrojtja dhe prokuroria e kundërshtuan, duke pretenduar se u duhej më shumë kohë për të përgatitur çështjen e tyre.
Aktakuza kundër Trump përmban 37 pika, duke përfshirë mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve të klasifikuara dhe komplotin për të penguar drejtësinë pasi ai të largohet nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...