Argumentet përfundimtare në gjykimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të nisin të hënën në Senat.
Senatorët, që janë anëtarë jurie dhe vendosin nëse do ta shkarkojnë ose jo presidentin nga detyra, do të kenë mundësi të flasin deri më 5 shkurt.
Votimi për të dënuar ose liruar presidentin do të mbahet po atë ditë, rreth orës 16:00, sipas kohës lokale.
Në muajin dhjetor, Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara, e udhëhequr nga demokratët, e ka fajësuar Trumpin për shpërdorim të detyrës dhe pengim të drejtësisë.
Akuza formale e demokratëve thotë se Trump “i ka shfrytëzuar kompetencat e tij zyrtare për t’i bërë presion Qeverisë së Ukrainës, që të ndërhyjë në zgjedhjet në SHBA, në favor të përfitimit të tij personal”.
Sipas akuzës, Trump më pas ka bërë përpjekje ta fshehë këtë skemë duke penguar punën e Kongresit.
Trump e mohon çdo keqbërje dhe hetimet kundër tij i cilëson si “gjueti shtrigash”.
Senati, i cili udhëhiqet nga Partia e tij Republikane, pritet ta shpallë të pafajshëm atë.
Trump është presidenti i tretë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me procedura të shkarkimit.
Gjykimi i dy të parëve ka përfunduar me lirimin e tyre./REL/
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor
LDK thërret konferencë për media, nuk dihet arsyeja