Gjykimi i El Chapos pritet të nisë së shpejti

15:34 | 13 Nëntor 2018
Arbresh.info

Gjykimi i bosit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman do të nisë së shpejti në Nju Jork nën masa të rrepta sigurie.

Guzman është arrestuar në muajin janar të 2016-ës, pasi u arratis nga burgu përmes një tuneli pesë muaj para kësaj, transmeton portali arbresh.info.

Meksikani është i akuzuar se fshihet prapa kartelit të fuqishëm të Sinaloas, për të cilin prokurorët thonë se është furnizuesi më i madh i drogave në SHBA.

Bashkëpunëtorët kryesorë, duke përfshirë një prej zëvendësve të tij, pritet të dëshmojnë kundër tij.

Karteli i Sinaloa është organizata më e madhe e trafikimit të drogës në botë.

DEA amerikane thotë se karteli i Sinaloas është prapa tregtisë së madhe të meta-amfetaminës, kokainës dhe heroinës në Shtetet e bashkuara.

Avokati i El Chapo i tha BBC-së se lista e njerëzve të thirrur për të dëshmuar për prokurorinë ishte “e kotë”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme