Një gjyqtar federal në Teksas, vendosi të premten se Akti Amerikan i Kujdesit Shëndetësor në Shtetet e Bashkuara, i njohur si Obamacare, është jokushtetues.
Gjyqtari Reed O’Connor, pranoi se koalicioni i 20 shteteve vitin e kaluar për të ndryshuar Ligjin për sigurimin shëndetësor, zhvlerësoi Ligjin për Obamacare në përgjithësi.
Koalicioni i shteteve që kanë sfiduar ligjin u drejtua nga dy republikanët Ken Paxton dhe Brad Schimel.
Republikanët kanë kundërshtuar ligjin e vitit 2010 – që ishte vendosur nga ish presidenti amerikan Barack Obama – dhe kanë tentuar ta largojnë që nga atëherë.
O’Connor theksoi se kërkesa që cdo amerikan të paguaj taksë apo të blejë një sigurim shëndetësor, tani është jokushtetuese.
Rreth 11.8 milionë konsumatorë në SHBA ishin regjistruar në planin e vitit 2018 të Obamacare, sipas qendrave mjekësorë në SHBA.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...