Një gjykatë turke ka refuzuar apelin e enciklopedisë online Wikipedia kundër vendimit për bllokimin e qasjes në këtë ueb faqe, raporton Anadolu.
Gjykata citohet të ketë thënë se ndërsa liria e fjalës ishte e drejtë themelore, ajo mund të kufizohet në rastet kur ekziston një “domosdoshmëri për rregullim”, transmeton portali arbresh.info.
Mbikëqyrësi turk i telekomunikacionit ka thënë që qasja në Wikipedia është bllokuar, duke cituar një ligj që lejon bllokimin e ueb faqeve që kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Blloku në këtë vend u shkaktua nga dy shënime të Wikipedia që akuzonin Turqinë për lidhje me grupet militante islamike, njoftoi media lokale./Arbresh.info
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK