Google ADS

Gjykata thotë se Trump e ka shkelur kushtetutën duke i bllokuar njerëzit në Twitter

11:44 | 29 Gusht 2018
Arbresh.info

Gjykata thotë se Trump e ka shkelur kushtetutën duke i bllokuar njerëzit në Twitter

Një gjykatës federal e ka konsideruar të paligjshme dhe jo kushtetuese mundësinë e bllokimit të profileve të ndryshme nga ana e presidentit Trump, transmeton arbesh.info.

Gjykatësja Naomi Reice ka thënë që kushtetuta përfshihet edhe në rrjetet sociale kur është fjala për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë që sa herë që Trump e bllokon dikë, qoftë ndonjë individ apo profil I lajmeve Presidenti është duke e shkelur kushtetutën dhe duke I censuruar qytetarët e tij.

Sipas saj kjo është shkelje e amendamentit të parë të Kushtetutës së SHBA-së.

Gjithsesi gjykatësja nuk ka dhënë ndonjë urdhër që profilet e bllokuara të zhbllokohen nga zoti Trump./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme