Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka mundësuar shtyrjen e afatit të fundit për votim përmes postës në Pensilvani, për zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.
Ky vendim i gjykatës hedh poshtë një kërkesë të republikanëve që të bllokojnë vendimin e një gjykate tjetër, e cila u ka dhënë votuesve më shumë kohë që të dorëzojnë votat e tyre.
Zyrtarët demokratikë dhe kandidatët që garojnë në këtë proces zgjedhor i kanë kërkuar gjykatës shtyrje të afatit, duke thënë se një gjë e tillë do të mbrojë të drejtat e votuesve gjatë pandemisë me koronavirus, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e numrit të kërkesave për votë me postë.
Ky vendim do t’i mundësojë Pensilvanisë, një shteti kyç për presidentin amerikan, Donald Trump për të fituar një mandat të dytë, që të numërojë votat e pranuara tri ditë pas zgjedhjeve.
Trump pati fituar në Pensilvani më 2016, mirëpo kësaj here duket se qëndron mbrapa kundërshtarit demokrat, Joe Biden, bazuar në sondazhe.
Republikanët, duke përfshirë fushatën e Trumpit, kanë kundërshtyar shtyrjen për tri ditë tjera, duke thënë se një gjë e tillë shkel ligjin federal që cakton ditën e zgjedhjeve dhe se sipas kushtetutës, vendim për zgjatje të afatit u takon ligjvënësve dhe jo gjykatave.
Vendimi i Gjykatës Supreme, për të cilin katër gjykatës kanë qenë në të mirë të tij dhe katër tjerë e kanë kundërshtuar, është publikuar pa dhënë ndonjë sqarim shtesë.
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...