Google ADS

Gjykata Supreme i jep dritën e gjelbër financimit për ndërtimin e murit

09:58 | 27 Korrik 2019
Arbresh.info

Gjykata Supreme ka thënë se presidenti Donald Trump mund të përdorë 2.5 miliardë dollarë nga fondi i Pentagonit për një pjesë të murit në kufirin jugor.

Gjykata vendosi me pesë vota ndaj katër për të bllokuar verdiktin e një gjykatësi federal në Kaliforni që ndaloi presidentin të shpenzojë paratë për murin, transmeton portali arbresh.info.

Muri, që ndan SHBA-të dhe Meksikën, ishte një nga premtimet më të mëdha të fushatës parazgjedhore të Trumpit gjatë zgjedhjeve të vitit 2016.

Kjo gjë kundërshtohet ashpër nga Demokratët.

Vendimi i Gjykatës Supreme do të thotë se paratë do të përdoren për projektet e murit në Kaliforni, Arizonë dhe Nju Meksiko.

Gjykata në Kaliforni kishte argumentuar se Kongresi nuk kishte autorizuar në mënyrë specifike fondet për t’u përdorur për ndërtimin e murit.

Në një cicërimë, Z. Trump e përshkroi vendimin si një “fitore të madhe”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme