Një gjykatë ruse urdhëroi të enjten kritikun e Kremlinit Alexei Navalny të mbahej në burg pasi refuzoi një apel ndaj ndalimit të tij, një vendim që Navalny e quajti të parashikueshëm.
Navalny, një kritik i shquar i Presidentit Vladimir Putin, u mbajt në paraburgim për 30 ditë, pasi fluturoi përsëri në Rusi për herë të parë që kur u helmua nga një agjent, në gusht.
Një gjykatë në atë kohë e urdhëroi atë të arrestohej për shkelje të pretenduara të lirimit me kusht, të cilat ai i mohoi. Me çështje të ndryshme ligjore në pritje kundër tij, Navalny, 44 vjeç, mund të përballet me vite burg. Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që ta lirojë atë dhe dhjetëra mijëra rusë protestuan kundër burgimit të tij të shtunën.
Duke iu drejtuar gjyqtarit kryesues me video lidhje nga burgu para vendimit, Navalny kërkoi që të lirohej dhe se ishin akuza absurde, ishin trilluar nga autoritetet ruse për ta mënjanuar atë për arsye politike.
“Ne kurrë nuk do të lejojmë … këta njerëz të kapin dhe të vjedhin vendin tonë. Po, forca e egër është në anën tuaj tani. Ju mund … të më vini në pranga. (Por) kjo nuk do të vazhdojë përgjithmonë,” tha ai .
Avokatët e tij thanë se Navalny do të apelojë kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Pasi u dha vendimi, Navalny i tha gjyqtarit: “Gjithçka ishte e qartë për mua para fillimit të seancës gjyqësore, faleminderit.”
Aleatët e Navalny kanë bërë thirrje për protesta të reja këtë fundjavë për të kërkuar lirimin e tij. Autoritetet kanë thënë se çdo demonstratë do të jetë e paligjshme./arbresh.info/
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...