Një gjykatë ruse vendosi të martën që gazetari amerikan Evan Gershkovich të qëndrojë në paraburgim deri më 30 mars.
Gjykata hodhi poshtë apelimin ndaj vendimit të mëparshëm që kërkonte zgjatjen e paraburgimit të gazetarit të gazetës “The Wall Street Journal”, që përballet me akuzat për spiunazh.
Vetë Evan Gershkovich dhe gazeta “The Wall Street Journal” i kanë hedhur poshtë akuzat. Rusia nuk ka dhënë prova për të mbështetur akuzat.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar se arrestimi i zotit Gershkovich është i paligjshëm.
32-vjeçari Gershkovich u arrestua në mars të vitit 2023 në qytetin e Yekaterinburgut gjatë një udhëtimi në Rusi për përgatitjen e një reportazhi.
Po ashtu, këtë të martë, mediat ruse njoftuan se autoritetet në Yekaterinburg arrestuan një shtetase amerikano-ruse nën dyshimet se ka dhënë mbështetje financiare për Ukrainën.
“Shërbimi Federal i Sigurisë në Yekaterinburg ndërpreu aktivitetet e paligjshme të një 33-vjeçareje, banore e Los Anxhelosit, e cila ka shtetësi të dyfishtë, ruse dhe amerikane”, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS, që citon Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB).
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë i tha Zërit të Amerikës se është në dijeni të njoftimeve, por nuk pranoi të komentonte më tej situatën./voa
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës