Një gjykatë në qytetin e lindjes së largët të Rusisë, Vladivostok, e ka dënuar të premten ish-punëtorin e konsullatës amerikane me katër vjet e 10 muaj burgim, për akuzat se kishte bashkëpunuar me një shtet të huaj.
Robert Shonov, ish-punëtor në Konsullatën e SHBA-së në Vladivostok, ishte arrestuar në maj 2023.
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) e akuzoi atë se “mblodhi të dhëna për operacionin e vecantë ushtarak” në Ukrainë, për thirrjen në ushtri në rajonet ruse dhe ndikimin e saj në “aktivitetet protestuese të popullit para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024”.
Departamenti amerikan i Shtetit vitin e kaluar e dënoi arrestimin e Shonovit dhe deklaroi se akuzat ndaj tij “janë plotësisht pa meritë”.
Shonov u akuzua sipas një neni të ri të ligjit rus që kriminalizon “bashkëpunimin në mënyrë konfidenciale me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj, për të mbështetur aktivitetet e tyre të drejtuara qartësisht kundër sigurisë së Rusisë”.
Kritikët e Kremlinit dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut kanë thënë se ky ligj mund të përdoret për të ndëshkuar çdo shtetas rus me lidhje të huaja. Ai parashikon dënim me burg deri në tetë vjet.
Departamenti i Shtetit ka thënë se Shonov punoi në konsullatën amerikane në Vladivostok për më shumë se 25 vjet. Konsullata u mbyll në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19 dhe nuk u rihap më.
Departamenti i Shtetit tha gjithashtu se, pas një urdhri të Qeverisë ruse në prill 2021 që kërkonte shkarkimin e të gjithë punonjësve lokalë në misionet diplomatike amerikane në Rusi, Shonov punoi në një kompani me të cilën SHBA-ja kishte kontratë për ta mbështetur Ambasadën e saj në Moskë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mattheë Miller, tha në maj 2023 se e vetmja detyrë e Shonovit në kohën e arrestimit të tij ishte “të përgatiste përmbledhje artikujsh të shtypit nga burime publike të mediave ruse”.
Shonov u mbajt në burgun famëkeq Lefortovo në Moskë, i cili është i njohur për kushtet e tij të vështira, në pritje të hetimit, por u gjykua në Gjykatën e Qarkut Primorski të Vladivostokut.
Përveç dënimit me burgim, që Shonov u urdhërua ta vuajë në një koloni penale të regjimit të përgjithshëm, gjykata e dënoi atë edhe me një gjobë prej 1 milion rublash (pak më shumë se 10.000 dollarë), si dhe urdhëroi që ai të përballet me kufizime shtesë për 16 muaj pas vuajtjes së dënimit./rel/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...