Gjykata Kantonale e Aargaut në Zvicër ka dënuar me burgim të përjetshëm një burrë nga Kosova.
Ai u shpall fajtor se kishte vrarë me thikë gruan dhe kunatën e tij, më 8 janar 2018-të.
Të dyja viktima ishin nga Shqipëria, shkruan Aargauer Zeitung transmeton arbresh.info.
Për këtë vepër i dënuari ishte gjykuar vitin e kaluar nga 7 deri më 10 qershor.
I njëjti do të duhet të ju paguajë paditësve privatë edhe një shumë prej 200 mijë franga zvicerane apo 210 mijë euro.
Gjykata e lartë e ka konfirmuar vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Qarkut në Brugg.
I pandehuri nuk u pajtua me vendimin.
Ai ka kërkuar aktgjykimin që do ta shpallte fajtor për vrasje të shumëfishtë dhe dënim maksimal prej gjashtë vitesh burg.
Pas kësaj, Gjykata Supreme do të nxjerrë një aktgjykim të arsyetuar me shkrim.
Palët pastaj kanë 30 ditë për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë Federale, shkruan AargauerZeitung./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...