Një gjykatë turke anuloi vendimin e saj për të liruar nga paraburgimi kreun lokal të organizatës për të drejtat e njeriut, Amnesty International.
I arrestuar në qershor, Taner Kilic është akuzuar për anëtarësim në një organizatë terroriste, gjë të cilën ai e mohon.
Amensty International, me seli në Londër, tha se vendimi është “shtrembërim i drejtësisë”, ndërsa akuzat i cilësoi si “të pabaza”.
Kilic është arrestuar në kuadër të përndjekjeve masive që janë bërë pas përpjekjes për grushtshtet në Turqi, në korrik të vitit 2016.
Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, gjykata në Stamboll ka urdhëruar lirimin me kusht të Kilicit nga një burg në qytetin e Izmirit.
Amnesty International tha se prokurori ka apeluar kundër vendimit dhe se një gjykatë e dytë e ka pranuar apelin e tij.
Të enjten, gjykata e parë e pranoi vendimin e gjykatës së dytë për të vazhduar paraburgimin e tij./rel/
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...