Një Gjykatë e divorcit në Pekin ka urdhëruar burrin që të kompensojë gruaj e tij për punët e shtëpisë, të cilat ajo i kishte bërë gjatë martesës së tyre.
Gruaja do të marrë 50,000 juanë (7,700 dollarë; 5,460) për pesë vjet punë të papaguar, transmeton portal arbresh.info
Rasti ka nxitur një debat të madh në internet mbi vlerën e punës në shtëpi, me disa që thonë se shuma e kompensimit ishte shumë e vogël.
Vendimi vjen pasi Kina prezentoi një kod të ri civil.
Sipas të dhënave të gjykatës, burri i identifikuar me mbiemrin e tij Chen kishte bërë kërkesë për divorc vitin e kaluar nga gruaja e tij, me mbiemrin Ëang, pasi u martua në 2015.
Ajo hezitoi të divorcohej në fillim, por më vonë kërkoi kompensim financiar, duke argumentuar se Chen nuk kishte marrë përsipër asnjë punë shtëpie ose përgjegjësi për kujdesin e fëmijëve për djalin e tyre.
Gjykata e Rrethit Fangshan e Pekinit vendosi në favor të saj, duke e urdhëruar atë të paguante detyrimin ushqimor të saj mujor prej 2,000 juan, si dhe pagesën e njëhershme të 50,000 juanve për punët e shtëpisë që ajo ka bërë.
Kryetari i trupit gjykues u tha gazetarëve të hënën se ndarja e pasurisë së përbashkët të një çifti pas martese zakonisht përfshin ndarjen e pasurisë së prekshme. “Por punët e shtëpisë përbëjnë vlerë pasurore të paprekshme”, tha gjykatësi.
Sipas ligjit të ri, një bashkëshort ka të drejtë të kërkojë kompensim në një divorc nëse ai ose ajo mban më shumë përgjegjësi në rritjen e fëmijëve, kujdesin për të afërmit e moshuar dhe ndihmën e partnerëve në punën e tyre.
Më parë, bashkëshortët që divorcoheshin mund të kërkonin një kompensim të tillë vetëm nëse ishte nënshkruar një marrëveshje paramartesore – një praktikë e pazakontë në Kinë.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), gratë kineze kalojnë gati katër orë në ditë duke bërë punë të shtëpisë, ose punë të papaguar, afërsisht 2.5 herë më shumë se burrat./arbresh.info/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...