Gjykata largon nga pushteti presidenten e goditur nga skandali
Presidentja e Koresë së Jugut Park Geun-hye është udhëheqësja e parë e vendit e zgjedhur në mënyrë demokratike që detyrohet të largohet nga zyra, transmeton portali arbresh.info.
Gjykatësit në mënyrë unanime kanë mbështetur vendimin e parlamentit për të fajësuar Park mbi rolin e saj në skandalin e korrupsionit që përfshin shoqen e saj të ngushtë, Choi Soon-sil.
Ajo tani ka humbur imunitetit presidencial dhe mund të përballet me ndjekje penale.
Ndërkohë jashtë gjykatës ka pasur reagime nga qytetarët. Policia thotë se dy protestues kanë vdekur.
Vendimi i gjykatës është kulminacioni i muajve të tërë të trazirave politike dhe protestave publike. Zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve./Arbresh.info
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes
25 vjet pas, sfidat e Institutit për Krimet e Kryera gjatë L...
Yll Limani pas koncertit të parë në Prishtinë: S’kam fjalë, ...
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj