Në SHBA, një gjykatës federal vendosi që korrespondentit të rrjetit CNN, Jim Acosta t’i rikthehet përkohësisht akreditimi pranë Shtëpisë së Bardhë.
CNN tha se kjo ishte një fitore e parë në çështjen gjyqësore që nisi disa ditë më parë. Gazetari Acosta falenderoi gjykatësin Timothy Kelly për vendimin dhe tha se tani do të kthehej përsëri në punë.
Avokatët e rrjetit CNN thanë se në javët e ardhshme do të ketë seanca të tjera gjyqësore, ku do të vendoset për aspekte të tjera të padisë së rrjetit mediatik kundër administratës së Presidentit Trump.
Administrata e presidentit Trump javën e kaluar i hoqi akreditimin gazetarit Acosta pasi ai i drejtoi një seri pyetjesh presidentit duke i kërkuar sqarime se përse kishte cilësuar karvanin e emigrantëve të Amerikës Qendrore që po i afrohen Shteteve të Bashkuara si një “pushtim”.
Çështja në fjalë shihet si një provë e rëndësishme për lirinë e shtypit në SHBA që mbrohet nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës./gsh/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...