Një gjykatë italiane ka urdhëruar që ish-presidenti i rajonit të Katalonjës, Spanjë të lirohet pas arrestimit të tij në Sardenjë, tha avokati i tij.
Carles Puigdemont duhet të qëndrojë në ishullin italian, derisa shqyrtohet një kërkesë ekstradimi nga Spanja, shkruan bbc.
Ai u arrestua me një urdhër arresti spanjoll të enjten.
Puigdemont u largua nga Katalonja pasi drejtoi një votim të pavarësisë në rajon në vitin 2017. Më vonë ai u bë anëtar i Parlamentit Evropian.
Avokati i Puigdemont, Agostinangelo Marras, e konfirmoi për medie se ai “mund të lirohet nga sot”.
Policia italiane e kishte pritur ish-presidentin katalanas në aeroportin Alghero në Sardenjë të enjten, dhe i njëjti u dërgua në një burg aty pranë.
Ai udhëtoi në ishullin italian të enjten për një festival folklorik katalanas, tha avokati i tij, dhe u mbajt gjatë natës në burgun Sassari, afër aeroportit.
Spanja e akuzon atë për kryengritje, por avokatët e tij thonë se urdhër-arresti evropian nuk është më i vlefshëm. Kryeministri Pedro Sánchez tha se “është e qartë se Carles Puigdemont duhet të sillet para drejtësisë dhe të dalë para gjyqit”.
Qindra protestues u mblodhën jashtë konsullatës italiane në Barcelonë – kryeqyteti i Katalonjës – të premten në mëngjes duke kërkuar lirimin e tij. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...