Google ADS

Gjykata indiane vendos kundër divorcit të menjëhershëm islam

08:29 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Gjykata e Lartë e Indisë ka vendosur që praktika e divorcit të menjëhershëm në islam është antikushtetues, duke shënuar një fitore të madhe për të aktivistët e të drejtave të grave.

Në një vendim me shumicë prej 3-2, Gjykata Supreme e Indisë mbajti gjithashtu praktikën, transmeton portali arbresh.info.

India është një nga disa vendet ku një burrë mysliman mund të divorcohet nga bashkëshortja e tij për disa minuta vetëm duke thënë fjalën talaq (divorc) tri herë.

Vendimi historik i gjykatës vjen pas shqyrtimit të peticioneve ku sfidohej zakoni i ashtuquajtur “talaqu i trefishtë”.

Rastet janë paraqitur nga pesë gra myslimane të cilat ishin ndarë në këtë mënyrë dhe dy grupe të të drejtave.

Tre nga gjyqtarët e quajtën praktikën e diskutueshme “jo islame, arbitrare dhe jo kushtetuese”. Gjykata gjithashtu i ka kërkuar parlamentit të nxjerrë ligje mbi çështjen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme