Gjykata e Roterdamit në Holandë vendosi të enjten se qeveria duhet të kthejë 12 gra të DEASH-it dhe 29 fëmijët e tyre nga Siria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një raporti të transmetuesit publik NOS, gjykata vendosi që gratë dhe fëmijët të kthehen në vend brenda 4 muajve nëse Prokuroria holandeze nuk dëshiron të humbasë të drejtën për t’i ndjekur penalisht.
Holanda dëshiron të ndjekë penalisht gratë që kanë shkuar në Siri për t’iu bashkuar grupit terrorist.
Vendimi, i cili doli në media, u soll në një seancë me dyer të mbyllura dhe më pas u konfirmua nga zëdhënësja e gjykatës duke folur për NOS, thuhet në raport.
Gjithashtu u raportua se gjykata në rastet e mëparshme nuk kishte vendosur kurrë të kthente në vend një grup kaq të madh anëtarësh të dyshuar të DEASH-it në një periudhë të tillë.
Në rastet e mëparshme, gjykatës i ishte dhënë një periudhë gjashtëmujore për të kthyer gratë e DEASH-it në Holandë ndërsa për herë të parë u mor vendimi për një periudhë katërmujore.
Në fillim të këtij viti u njoftua se qeveria holandeze riktheu 5 gra dhe 11 fëmijë që dyshoheshin se ishin anëtarë të organizatës terroriste ose planifikonin një sulm terrorist nga një kamp në veri të Sirisë.
Më tej u tha se qeveria, e cila nuk mbështet kthimin e grave të DEASH-it, vendosi ta bëjë këtë për të shmangur humbjen e të drejtës së hetimit.
Prokuroria holandeze kërkoi një dënim me 8 vjet burg për anëtarësim në organizate terroriste për një grua që u kthye në vend të mërkurën.
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...