Një gjykatë holandeze ka vendosur që autoritetet mund të përdorin armë “paintball-i” për të qëlluar ujqërit në një park kombëtar popullor për t’i trembur ata.
Gjykata e qarkut të Holandës qendrore tha në një vendim se një ujk në Parkun Kombëtar Hoge Veluwe u pa duke iu afruar këmbësorëve dhe çiklistëve, edhe këtë sjellje e konsideroi jonormale, raporton AP.
Theksojmë që në Holandë, ujqërit mbrohen dhe nuk mund të gjuhen.
Një organizatë e kafshëve të egra që kundërshton planin tha se do të apelojë vendimin.
Dy shekuj pasi ujqërit përfunduan drejt zhdukjes në Holandë, kafshët u rikthyen sërish në vitin 2019, kur disa kafshë kaluan kufirin nga Gjermania dhe lindën tre këlyshë në tokën holandeze.
Komisioni Evropian njoftoi vitin e kaluar se po shqyrtonte reduktimin e masave për mbrojtjen e kafshëve për shkak të shqetësimeve të fermerëve për bagëtinë e tyre.
Ekspertët dhe grupet mjedisore vlerësojnë se mund të ketë deri në 19,000 ujqër në 27 vendet anëtare të BE-së dhe mendohet se janë më shumë se 1,000 në Bullgari, Greqi, Itali, Poloni, Rumani dhe Spanjë./abcnews.al
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...