Gjykata Hagës lëshon urdhër arrest ndaj ish kryespiunit të Gadafit

00:10 | 25 Prill 2017
Trina Galanxhi

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka bërë publik urdhër arrestin për ish-kreun e Agjencisë të sigurisë së Libisë, Al Tuam Mohamed Khaled, ndaj të cilit ky urdhër arrest është në fuqi që nga viti 2013.

Khaled është i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas deklaratës, gjyqtarët e kësaj gjykate urdhëruan arrestimin e tij, me dyshimin se ka marrë pjesë në torturimin dhe persekutimin e kundërshtarëve të ish-udhëheqësit libian, Muamar Gadafi, raportoi Reuters.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme