Gjykata e Lartë në Gjermani ka vendosur që një ish-roja i kampit të vdekjes në Auschwitz, Oskar Groning, të mbajë dënimin e tij me burg katër vjeçar.
Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese hodhën poshtë kërkesën e avokatit të tij se Groning, 96 vjeç, ishte shumë i vjetër dhe i dobët për të qëndruar në burg, shkruan “BBC”, transmeton portali arbresh.info
I ashtuquajturi mbajtësi i librit të Auschëitzit u dënua në vitin 2015 për ndihmën që kishte bërë në lidhje me vrasjen e rreth 300 mijë hebrenjve.
Ai kishte mbledhur para të vjedhura nga viktimat e nazistëve, por nuk ishte akuzuar për ndonjë vrasje specifike.
Avokati i tij Hans Holtermann paraqiti ankesën në mes të dhjetorit, pasi kërkesa e tij për lirim ishte refuzuar nga gjykatat më të ulëta në Luneburg dhe Celle.
Dënimi i Groning ishte një pikë referimi në drejtësinë gjermane të pas luftës. Më parë shumë raste kundër ish rojeve të SS-it u hoqën, pasi nuk kishte prova të mjaftueshme.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kompleksi i kampit Auschwitz-Birkenau ishte një qendër naziste që shërbeu për vrasjen e rreth 1.1 milionë njerëzve, shumica hebrenjë.
Ajo u çlirua nga forcat sovjetike në vitin 1945./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend