Zyrtari më i lartë i Britanisë në BE paralajmëroi se pas Brexit, Londrës do t’i duhet që të njohë vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nëse dëshiron që të ruajë nivelin aktual të bashkëpunimit në fushën e terrorizmit dhe krimit të organizuar.
Sir Julian King, komisioneri Evropian Përgjegjës për Sigurinë, tha se Shërbimet e Sigurisë Britanike në detyrën e tyre janë bërë gjithnjë e më të varura nga mjetet kundër krimit që partnerët evropianë ndajnë mes tyre.
Në një intervistë me gazetën “The Guardian”, King sugjeroi se duhen bërë diskutime vërtetë të vështira që të të mos ketë ndryshime në bashkëpunimin për sigurinë, i cili do të jetë pjesë e negociata me 27 vendet e tjera të BE.
Këtë javë, Unioni ra dakord unanimisht për një sërë direktivash të ashpra negociimi, përfshirë deklaratën se BE nuk do të diskutojë çështje tregtie apo bashkëpunimi sigurie, derisa të zgjidhen çështjet e divorcit britanik, të drejtave të qytetarëve dhe kufizimi me Irlandën.
King deklaroi për The Guardian se që bashkëpunimi i sigurisë të ruhet pas Brexit, institucionet e BE duhet të lëvizin në territor të ri dhe do të lindë nevoja për kompromise të vështira politike në të dyja anët, përfshirë rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.
Një nga premtimet e kryeministres Theresa May është fundi i juridiksionin të Gjykatës Evropiane mbi Mbretërinë e Bashkuar. Por Sir Julian king tha se mjafton të marrësh shembull rolin britanik në Europol kur për mijërat e mandateve të arrestit nevojitet arbitrariteti i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, prandaj shmangia e saj nuk do të jetë kaq e lehtë, për të mos thënë e pamundur.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...