Google ADS

Gjykata Evropiane me opinion për etiketimin e mishit hallall

08:10 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Kryeprokurori i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ka dhënë opinionin se në produktet e kafshëve të prera sipas metodave islame mund të vendoset “Etiketa Evropiane e Bujqësisë Organike”, raporton Anadolu Agency (AA).

Një gjykatë në Francë ka kërkuar opinionin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë nëse mund të vendoset apo jo etiketa organike për produktet e kafshëve të prera pa u shok. Pas kësaj kërkese, kryeprokurori i gjykatës më të lartë të BE-së që ndodhet në Luksemburg njoftoi për opinionin e tij.

Kryeprokurori Nils Wahl njoftoi opinionin e tij se në produktet e kafshëve të prera pa shok, sipas metodave islame, mund të vendoset “Etiketa Evropiane e Bujqësisë Organike”.

Wahl në opinionin e tij njoftoi se mosvendosja e etiketës së bujqësisë organike te produktet në fjalë do të privojë konsumatorët të cilët preferojnë produktet hallall apo të ushqimit kosherë nga kriteret e kualitetit dhe të sigurisë së ushqimit të cilat vijnë nga produktet organike.

Edhe pse opinioni i kryeprokurorit nuk është vendimtar, pritet që të ndikojë në masë të madhe mbi vendimin e gjykatës. Pritet që vendimi përfundimtar për vendosjen e etiketës organike te produktet me prerje hallall të jepet në muajt e ardhshëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme