Google ADS

Gjykata Evropiane: Kompanitë mund t’i vëzhgojnë mesazhet private të punëtorëve

13:31 | 13 Janar 2016
Arbresh Info

Një gjykatë ka vendosur që kompanitë tani kanë të drejtë të monitorojnë mesazhet private të punëtoreve të tyre.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mori vendimin në rastin e përfshirë të një inxhinieri rumun që ishte pushuar nga puna pasi ka përdorur Yahoo Messenger jo vetëm për të komunikuar me kontakte profesionale, por edhe për të dërguar mesazhe tek e fejuara e tij dhe vëllai, shkruan arbresh.info.

Gjykata në Strasburg pohoi që nuk është e paarsyeshme që një punëdhënës të verifikojë nëse një punëtorë i tij ishte duke përfunduar punën e tij gjatë orarit.

Ndërkohë, gjyqtari hodhi poshtë pretendimin e punonjësit që e drejta e privatësisë i është thyer./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme