Gjykata e Lartë pezullon dënimin e ish-kryeministrit pakistanez Khan

20:29 | 29 Gusht 2023
K.B

Gjykata e Lartë e Islamabadit pezulloi sot dënimin e fundit të ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan për akuzat për korrupsion, thanë avokatët, por nuk dihet nëse kjo do të çojë në lirimin e tij nga burgu.

Një gjykatë në Islamabad vendosi sot mbi apelimin e Khan kundër dënimit të tij me tre vjet burg për korrupsion, konkretisht për shitjen e paligjshme të dhuratave shtetërore që ai dhe familja e tij mori gjatë mandatit të tij nga viti 2018 deri në vitin 2022, për të cilin ai ka qenë në burg që prej 5 majit të këtij viti, raporton Reuters.

“Apeli ynë u pranua dhe dënimi u pezullua”, njoftoi avokati i Khan në platformën X (Twitter).

Është e pasigurt nëse Khan do të lirohet automatikisht si rezultat i vendimit të Gjykatës së Lartë, për shkak të urdhrave të gjykatës që kërkojnë arrestimin e tij në raste të tjera.

Zgjedhjet parlamentare të Pakistanit priten në muajt e ardhshëm dhe vendimi e ndalon Khan të mbajë ndonjë post publik për pesë vitet e ardhshme.

Nuk dihet se si do të ndikojë vendimi i Gjykatës së Lartë në ndalimin e pjesëmarrjes së tij në zgjedhjet e ardhshme, sipas Reuters./euronews

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme